Erdogan: Turqia shpëtoi BE-në nga kriza migratore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Turkish President Recep Tayyip Erdogan arrives for the G20 of World Leaders Summit on October 30, 2021 at the convention center "La Nuvola" in the EUR district of Rome. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

Pa përpjekjet e Turqisë, Evropa dhe Siria sot do të përjetonin një situatë krejtësisht të ndryshme dhe kriza e migracionit do të ishte shumë më e thellë, do të kishte më shumë terrorizëm dhe destabilitet, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Ankara.

“Pavarësisht përpjekjeve të saj për të trajtuar krizën e migracionit, Turqia nuk ka arritur të marrë mbështetjen e duhur nga BE-ja”, tha presidenti turk duke kërkuar një përditësim të marrëveshjes së vitit 2016 për të cilën Brukseli cakton fonde për Ankaranë për të mbështetur menaxhimin e refugjatëve në territorin turk (sipas të dhënave zyrtare të paktën 3 milionë e 700 mijë sirianë).

“Ne presim që Evropa të ndajë barrën e kësaj situate me ne në mënyrë të barabartë”, tha Erdogan, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga Brukseli në planet për të kthyer në atdheun e tyre, refugjatët sirianë në Turqi.

Presidenti turk kërkoi gjithashtu, një zë më të fortë nga ana e BE-së kundër kthimeve të supozuara të migrantëve që përpiqen të arrijnë në ishujt grekë afër bregdetit turk nga Athina, të cilët shpesh denoncohen nga autoritetet e Ankarasë.

Share This Article