ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 3 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 3 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 9 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë e jo kur thirret

albnews by albnews
17 January, 2022
in Albania
0
Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë e jo kur thirret
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Turqia do të vijojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë duke e mbështetur atë në çdo sfidë të saj.

Gjatë vizitës në Kurbin, në lagjen e rilindur pas tërmetit, e cila u rindërtua nën kujdesin e posaçëm të tij, Erdogan tha se “duke qenë një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona, njëlloj si zemrat e popullit shqiptar”.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Noka ‘thumbon’ Salianjin pas sherrit në Kryesi: E nisi me bujë si ‘shpëtimtar’ i PD-së, por pas tre javësh kërkon një karrige

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

“Jam i lumtur që ndodhem këtu, me ju dhe jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Kështu që mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtë si tonën”, tha Erdogan.

Presidenti turk theksoi se menjëherë pas tërmetit ishte angazhuar edhe vet personalisht për t’ju gjendur pranë popullit shqiptar.

”Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës së prekur nga tërmeti për tu shëruar sadopak plagët e tyre. Ne si shtet duke u mobilizuar me mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë. Siç edhe e theksoi miku im Rama: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë e jo kur thirret. Ne menjëherë kemi dërguar materialet, pajisjet dhe ekipet teknike. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim kryeministrin Rama, kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të punimeve që sapo kishin filluar. Unë personalisht jam aktivizuar e marrë inisiativë që gjatë këtij procesi ti vinim në ndihmë Shqipërisë nisëm kontaktet me komunitetin ndërkombëtar dhe Organizatën e bashkëpunimit Islamike. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një dëshmi e qartë e këtij solidariteti të fortë mes nesh .
Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e barrën e atyre familjeve të prekura nga tërmeti, Erdogan tha se u nënshkrua memorandum i mirëkuptimit me kryeministrin Rama përmes së cilit Turqia u angazhua që shtëpitë e rrënuara të rindërtoheshin nga zero.

“Në muajin korrik të vitit 2020 sapo nënshkruam memorandumin nisëm ndërtimin e kantierit edhe pse kishte shpërthyer pandemia. Para 13 muajsh bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave. Dhe sot po i dorëzojmë 522 banesa me një vlerë afërsisht 42 milionë euro. T’i gëzoni këto banesa”, tha Erdogan./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result