ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori 5 minutes ago
Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë! 8 minutes ago
Tenis, Sinner- Alcaraz finalja e US Open 10 minutes ago
Dëmtohet Dembele, “luftë” mes PSG-së dhe Francës 12 minutes ago
Dhunohet seksualisht turistja italiane – Policia prangos autorin, me rekorde të thekura kriminale 14 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe virusin korona

albnews by albnews
19 March, 2020
in Bota, UK
0
Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe virusin korona
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministri britanik Johnson kanë zhvilluar një videokonferencë me Presidentin turk Erdogan. Temat: Refugjatët dhe virusi Corona.

Pas takimit javën e kaluar në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, Presidenti i Turqisë Erdogan iku pa asnjë koment. Këtë të martë ishte planifikuar që një delegacion i BE të shkojë në Stamboll, për takim me Recep Tayyip Erdoganin, por u anulua për shkak të pandemisë me Corona.

RelatedPosts

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv, riemërton Pentagonin si “Departamenti i Luftës”

Trump do të presë samitin e G20 të vitit 2026 në klubin e tij të golfit në Miami

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv, riemërton Pentagonin si Departamenti i Luftës

Takimet në kohën e kësaj krize janë të pamundura, ndaj kancelarja Angela Merkel, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson, vendosën që të zhvillojnë një videokonferencë me presidentin turk. Erdogani pas bisedës nuk foli asgjë për përmbajtjen, ndonëse ishte i pari që doli në opinion. Në rrjetet sociale ai tha, se është biseduar për gjendjen humanitare dhe gjendjen në Idlib të Sirisë.

Merkel: Një bisedë e “dobishme”

Angela Merkel e quajti këtë bisedë si të dobishme. Ajo nuk përjashtoi shtimin e ndihmave humanitare për Turqinë. Nuk duhet harruar as unioni doganor me Turqinë, tha ajo. Turqia ka theksuar se ajo do të mbetet pjesë e NATO-s.

Fjalë bukur të buta në një kohë krize në raportet me Turqinë, në kohën kur Ankaraja ka vendosur të hapë kufijtë ndaj BE dhe të lejojë kalimin e refugjatëve. Më pas gjendja u tensionua shumë në kufijtë me vendet e BE – konflikte, gaz lotsjellës, dhunë… Greqia ka vendosur të pezullojë të drejtën e azilit për një muaj.

BE dhe organizatat humanitare e kanë kritikuar Turqinë për përdorimin e refugjatëve si mjet politik për presion ndaj BE. Turqia ka kërkuar më shumë para dhe ndihma. BE kishte premtuar më parë gjashtë miliardë euro për refugjatët, por deri tani ka paguar vetëm 3,2 miliardë.

Marrëveshja BE-Turqi duhet të vazhdojë?

Përfaqësuesi i BE për Politikë të Jashtme Josep Borrell tha në Bruksel se me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, kanë rënë dakord që marrëveshja për refugjatët të vazhdojë dhe që me 26 mars, në samitin e BE të paraqiten propozime për dalje nga kriza. Ata të dy janë takuar njëkohësisht.

Türkei Erdogan Portrait (picture-alliance/RIA Novosti/dpa)
Ekspertët thonë, se ka ardhur koha që të rishikohet marrëveshja BE-Turqi. Turqia është duke dërguar njerëz në zonat e rrezikshme, thonë ekspertët. Ndërsa gjendja në Idlib është tepër e rëndë. Ken Roth, drejtues i Human Rights Watch, thotë se Erdogani po bën presion ndaj BE për shkak të gjendjes në Idlib. “Turqia nuk mund të pranojë edhe disa miliona njerëz, sepse në këtë vend janë edhe tani rreth 3,6 milionë refugjatë nga Siria”, thotë Roth në bisedë me DW.

Putini “problemi kryesor”

Në Idlib ballë për ballë janë trupat qeveritare të Asadit të mbështetura nga Rusia dhe kryengritësit e mbështetur nga Turqia. Rruga e vetme për të evituar krizën e re me refugjatë në Evropë është bindja e Putinit që të ndërpritet bombardimi i civilëve në Idlib, thotë Roth. Sipas tij, problemi kryesor në këtë mes është Putini.

Palët kanë rënë dakord para pak kohësh për armëpushim, të cilin e kanë mbështetur edhe Merkel, Johnson dhe Macron. Ata thonë, se bashkëveprimi është mundësia e vetme për tejkalimin e krizës, në kohën e virusit Corona. Ka gjëra, sipas tyre, mbi të cilat të gjithë duhet të kenë të njëjtin mendim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

6 September, 2025
Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!

Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!

6 September, 2025
Tenis, Sinner- Alcaraz finalja e US Open

Tenis, Sinner- Alcaraz finalja e US Open

6 September, 2025
Dëmtohet Dembele, “luftë” mes PSG-së dhe Francës

Dëmtohet Dembele, “luftë” mes PSG-së dhe Francës

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result