ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 11 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 11 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 11 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 11 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Erdogani kërcënon me luftë

albnews by albnews
22 February, 2020
in Bota
0
Erdogani kërcënon me luftë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjendja në Idlib po ashpërsohet – ofensiva e forcave siriane po destabilizon gjendjen në rajon. Në Ankara thuhet se forcat turke do të veprojnë ushtarakisht. Jemi para një konflikti siriano-turk?

Rusia dhe Turqia po tregojnë gjithnjë e më shumë muskujt në konfliktin e Sirisë. Udhëheqëja e Moskës po i mbështet trupat qeveritare siriane, të cilat kanë nisur sulmet masive ajrore në rajonin Idlib, që konsiderohet si rajoni i fundit i kontrolluar nga kryengritësit. Turqia nga ana tjetër është e armiqësuar me trupat qeveritare siriane të pushtetmbajtësit Baschar al-Assasd dhe po i mbështet forcat opozitare.

RelatedPosts

Skandali i shkollës ilegale së Zuckerberg, me emrin e një prej pulave të tij

Pse u zemërua Vladimir Putin, me besnikun e tij më jetë gjatë?

U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

Gjendja në Idlib po ashpërsohet nga dita në ditë. Së fundi 13 ushtarë turq janë vrarë gjatë një sulmi sirian. Armata turke po i mban në këtë rajon postet vëzhguese. Ndaj ushtarët turq përfshihen shpesh edhe në shkëmbime zjarri. Turqia ka dërguar forca shtesë ushtarake në këtë rajon.

Dështimi i negociatave me Moskën

Türkei Präsident Erdogan im Parlament (Getty Images/AFP/A. Altan)
Për të evituar shkallëzimin e konfliktit të armatosur, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dërguar në fillim të javës një delegacion në Moskë, për të biseduar me përfaqësuesit e Rusisë. Por negociatat përfunduan pa sukses. Rusia nuk i ka marrë parasysh kërkesat turke për tërheqjen e forcave siriane. Udhëheqja në Ankara mendon se në veri të Idlibit do të duhej të krijohej një zonë e demilitarizuar, e ngjashme si ajo në lindje të Eufratit.

Dështimi diplomatik ka indinjuar presidentin Erdogan aq shumë, sa që ka kërcënuar me luftë. Përgatitjet për një ndërhyrje ushtarake kanë filluar, tha Erdogan të mërkurën. “Një natë ne mund të vijmë. Të jem edhe më i qartë: Operacioni në Idlib është vetëm çështje kohe.” Trupat siriane do të duhej të tërhiqen nga ky rajon deri në fund të shkurtit, kërkon presidenti turk.

Ekspertët: Vetëm konflikt verbal

Ekspertja e Lindjes së Mesme Bente Scheller, nga Fondacioni Heinrich-Böll, mendon se gjërat do të mbeten vetëm tek kërcënimet. “Konfrontime verbale do të ketë gjithmonë, por Turqia nuk do të futet në përshkallëzime ushtarake”, mendon Scheller. “Ata sërish do të ulen dhe do të negociojnë”. Duket se Assadi nuk do të pranojë kërkesat turke, ai do të shpallë së shpejti fitoren.

As Aaron Stein nga Foreign Policy Research Institute (FPRI) në Philadelphia nuk mendon se Turqia do të ndalojë ofensivën siriane. “Ankaraja do që ofensiva të ndërpritet dhe që trupat siriane të tërhiqen me një marrëveshje.” Por ky nuk është skenar real. Assadi do të marr tani apo më vonë kontrollin e kufirit. “Kjo është vetëm çështje kohe”, pohon Stein.

Ankaraja do të ndalojë ikjen masive

Një nga shkaqet pse Turqia kërcënon me ofensivë ushtarake është edhe mundësia që sulmet ajrore të detyrojnë qindra mijëra sirianë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin në Turqi. Ikja masive në Turqi është një skenar real, e qeveria turke do të evitojë këtë skenar, sepse edhe tani në Turqi ka rreth 3,6 milionë refugjatë.

Qeveria turke ka shprehur shqetësimin se së bashku me civilët në Turqi mund të vijnë edhe terroristët islamikë. “Para hapjes së kufirit ne do të shikojmë të gjitha rreziqet, pasi në mesin e njerëzve mund të përzihen edhe xhihadistët”, thonë në Ministrinë e Brendshme turke.

Scheller pohon se këto shqetësime janë të pabaza. “Nëse shikojmë të dhënat e OKB, atëherë shihet se më shumë se 99,9 % e njerëzve në Idlib janë civilë, të cilët nuk paraqesin rrezik. Ata janë të rrezikuar.” Ndërkohë që Turqia është ajo e cila ka ndihmuar vet luftëtarët ekstremistë që të futen në Siri.

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord në vitin 2018 që krijohet një zonë e demilitarizuar në Idlib. Për këtë qëllim janë krijuar edhe postoblloqet turke, të cilat tani janë të rrezikuara. Nga ana tjetër Ankaraja do të duhej të ndante kryengritësit nga xhihadistët. Por në Idlib ende ka xhihadistë.

Sulmet ajrore janë ashpërsuar së fundmi. Sipas të dhënave të OKB-së, prej fillimit të dhjetorit kanë marrë arratinë mbi 900.000 njerëz. Ndërkohë që gjendja e popullatës po vështirësohet nga dita në ditë./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result