ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 9 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 9 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 13 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 13 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Erdogani ndalon kalimet e migrantëve përmes Egjeut

albnews by albnews
8 March, 2020
in Bota
0
Erdogani ndalon kalimet e migrantëve përmes Egjeut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka urdhëruar truprojën bregdetare të mos lejojnë më refugjatë e migrantë me anije për të kaluar përmes detit Egje. Me këtë ai ka parasysh arratinë drejt ishujve grekë, pra drejt Europës.

Në një deklarim të rojeve kufitare në internet thuhet, se duke iu referuar presidentit: “Kalimet ilegale të migrantëve përmes detit Egje nuk lejohen për shkak të rrezikut (…).” Ministri i Brendshëm do të mbikqyrë zbatimin e kësaj urdhërese.

RelatedPosts

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Por kjo masë nuk do të thotë tërheqje nga deklarata e një jave më parë për hapjen e njëanshme të kufirit drejt BE-së. Sepse në deklaratë tërhiqet vëmendja, që “parimi i mosndërhyrjes, kur migrantët duan të largohen ilegalisht nga vendi “, vazhdon të jetë në fuqi. Për shkak të rrezikut të jetës lundrimet në det megjithatë përjashtohen”. Roja bregdetare turke gjithashtu akuzon Greqinë, se po i le në mëshirë të fatit refugjatët dhe migrantët në Egje. Kësisoj rojeve turke iu desh të shpëtojnë para dy ditësh 97 migrantë që rrezikonin të mbyteshin.

Pas sulmeve masive ndaj ushtarëve turq në Idlib në veri të SIrisë, të shtunën e kaluar Erdogan deklaroi, se kufiri është i hapur dhe Turqia nuk do të kujdeset më për numrin e madh të refugjatëve në vend. Ankaraja ka pranuar më shumë se 3,6 milionë refugjatë nga Siria. Po ashtu në Turqi jetojnë edhe shumë migrantë e refugjatë nga Afganistani dhe vende të tjera. Pas deklaratës së presidentit mijëra vetë morën rrugën drejt kufirit greko-turk. Vazhdimisht ndodhin përplasje me ushtarët dhe rojën kufitare greke, që duke përdorur gazin lotsjellës synojnë t’i sprapsin refugjatët. Ushtria turke, sipas njoftimeve të medieve greke, rregullisht i ka nxitur migrantët që të kalojnë ilegalisht kufirin në drejtim të BE-së. Televizioni shtetëror ERT shfaqi pamje, në të cilat shihet, se si ushtarët turq i nxisin njerëzit me të shtyra e shqelma drejt kufirit grek.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi, se „ne kemi të drejtë të mbrojmë kufirin tonë sovran”. Sipas të dhënave nga Athina deri tani janë penguar ta kalojnë kufirin gati 39.000 vetë. Marrëveshjen e negociuar më 2016 mes BE-së dhe Turqisë ai e quajti „të vdekur”, sepse presidenti turk po e hkel atë në tërësi.

Erdogan kërkoi gjatë një telefonate me kancelaren Angela Merkel, që marrëveshja të ripunohet. Marrëveshja për refugjatët nuk funksionon më në formën aktuale, mësohet sipas të dhënave nga Ankaraja.

Erdogani të hënën në Bruksel

Të hënën presidenti turk pritet për bisedime me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel. Vizita bëhet me ftesë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, njofton gazeta “Die Welt”. Në takim do të shqyrtohet situata aktuale në kufirin me Greqinë si dhe një orientim i ri i raporteve mes BE-së dhe Turqisë.

Komisari i BE-së për Buxhetin, Johannes Hahn, në prag të takimit bëri të ditur, se „ne presim, që Ankaraja ta ndërpresë politikën e presionit duke dërguar refugjatët në drejtim të BE-së.” Ai njëkohësisht tërhoqi vëmendjen, që BE-ja edhe në të ardhmen është e gatshme të lëvrojë pagesa ndihme për këtë qëllim, por shuma do të jetë më e ulët se sa ajo e neogociuar para katër vjetësh. Ndërkohë janë hapur në Turqi shumë kopshte, shkolla e spitale për refugjatët dhe këto nuk duhet të financohen sërish. “Nevoja është gjithashtu më e ulët tani “, tha Hahn. /DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result