Erdogani tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO, Vuçiqi bisedon me të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me qëndrimet që ka shprehur ai për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Erdogan pak ditë më parë gjatë një vizite të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Turqi, kishte thënë se Turqia do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO, siç ka përkrahur edhe njohjen e shtetësisë së saj.

Vuçiq ka thënë se Erdogan ia ka sqaruar se çfarë ka thënë dhe se ka hequr dorë nga nota e protestës.

“Kam pasur një bisedë me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan. Ai më ka sqaruar se çfarë ka thënë, se çfarë u përcollë dhe ne morëm vendim që të mos dërgojmë notë proteste”, ka thënë Vuçiq.

E sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, Vuçiq, ka thënë se Serbia e ka treguar më herët qëndrimin e saj dhe se nuk do të flasë përditë për këtë.

Share This Article