ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus 4 minutes ago
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur 15 minutes ago
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron … 19 minutes ago
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë 22 minutes ago
Plas te Chelsea, Enzo Maresca drejt shkarkimit/ Ja emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin 30 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

albnews by albnews
15 December, 2025
in Kosova, Kulture
0
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enver Robelli

Televizioni gjermano-francez Arte ka emituar një film dokumentar mbi vreshtat e Kosovës dhe një projekt mahnitës të Ali Alijajt në Nivokaz të Gjakovës dhe Brikena Gashit në Drenoc të Rahovecit.

RelatedPosts

Nga Ukraina në Ballkan, The Telegraph ngre alarmin: Militantët serb po përgatiten për luftë të re, Rusia do i shpërblejë me… Kosovën

Në kujtim të shqiptarit të madh/ Faik Konica, intelektuali i dimensioneve evropiane

Regjisori i famshëm hollivudian Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij gjenden të pajetë

Arte është një kanal televiziv gjermano-francez, i cili shquhet për një program të cilësisë së lartë, ku përfshihen sidomos dokumentarë të punuar me kujdes e kreativitet. Të dielën ky televizion shfaqi filmin dokumentar “Erëza të lashta, shpirt i ri”, i cili i kushtohet Ali Alijajt. Ai është kthyer nga Gjermania në fshatin Nivokaz të Gjakovës dhe aty po e bën realitet një ëndërr të tij të moçme: interpretimin e ri të pijeve të ndryshme alkoolike, duke i përzier e përpunuar me erëza nga alpet shqiptare, me fruta mali dhe me teknologji perëndimore. Dokumentari i bën jehonë një projekti që lidh rrënjët e lashta të Kosovës me shpresën për zhvillim ekonomik.

Pas një qëndrimi prej disa dekadash në Zvicër, Portugali e Gjermani, Ali Alijaj ka vendosur të kthehet në Kosovë, të themelojë ndërmarrjen “Vidasus” dhe dijen e tij prej barmeni kreativ ta përhapë ndër njerëz të interesuar në Kosovë.

 Regjisorja Michaela Kirst gdhend portretin e një kosovari markant si Ali Alijaj, i cili me nismën e tij dëshiron të ndërpresë ciklin e largimit të të rinjve nga Kosova dhe të zbulojë potencialin e pashfrytëzuar. “Kemi tokë të mirë dhe ujë të mjaftueshëm”, thotë Aliu në dokumentar. “Na duhet vetëm një shtytje e vogël që motori të ndizet”. Ëndrra e tij tani është që, krahas distilerisë në Nivokaz, të ndërtojë edhe distilerinë më të lartë në të gjithë Ballkanin, pikërisht te vendi i quajtur Rrasa e Zogut.

Aliu, i cili mund të përshkruhet si feministi me mjekrën më të gjatë në Europë, angazhohet që në punëtoritë e tij të shprehin shkathtësitë e tyre edhe vajzat dhe gratë. Ai frymëzoi artisten Brikena Gashi me shembullin e tij. Ndërkohë, Brikena ndërmori një hap të guximshëm dhe ringjalli vreshtat e braktisura prej vitesh të familjes së saj në Drenoc të Rahovecit. Drenoci bën pjesë në rajonet tradicionale të vreshtarisë së Kosovës. Falë Brikena Gashit, aty jo vetëm që kultivohen sërish hardhitë; ajo është gruaja e parë në vend që prodhon brendin e saj të rakisë.

Angazhimi i saj është një shembull mbresëlënës i fuqizimit të grave në një industri tradicionalisht të dominuar nga burrat. “Për mua, ky nuk është vetëm një vresht”, shpjegon Gashi në dokumentar, “por një punë që trimëron gratë të bëjnë diçka që ka qenë për një kohë të gjatë e rezervuar vetëm për burrat”. Vreshti shërben edhe si trevë për ndryshime sociale. Për të ringjallur vendlindjen e saj dhe për të krijuar një urë lidhëse mes traditës dhe modernes, Brikena Gashi po planifikon gjithashtu një festival muzikor mes hardhive të saj. Kjo është një përpjekje për të ripërtërirë kulturën e rajonit të verës për një audiencë të re dhe për ta bërë vendin e saj një pikë tërheqëse.

Kamera prezanton peizazhin mbresëlënës të Kosovës – nga kullat e lashta dhe plot rrëfime deri te malet që herë ledhatohen nga rrezet e diellit, herë mbështillen nga mjegulla. Ky dokumentar nxjerr në sipërfaqe një Kosovë përtej klisheve. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

15 December, 2025
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

15 December, 2025
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

15 December, 2025
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result