Eriksen lë pas makthin, shënon dy gola në dy ndeshje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kristjan Eriksen duket se e ka lënë pas makthin që përjetojnë Europian dhe është rikthyer më i fortë në fushën e blertë.

Pas golit me Holandën, edhe mbrëmjen e të hënës , 30-vjeçari u bë sërish protagonist në atë fitore 3-0 të Danimarkës ndaj Serbisë.

Danezi shënoi golin e tretë në minutën e 57’ dhe mbylli çdo llogari të sfidës në favor të skuadrës së tij. Një paraqitje pozitive për mesfushorin që konfirmoi dhe një herë momentin e mirë që po kalon pasi në dy ndeshje miqësore ishte autori i dy golave.

E veçanta e ditës së djeshme ishte pikërisht vendndodhja, pikërisht stadiumi i Kopenhagën ku Eriksen pësoi vitin e kaluar një arrest kardiak që i rrezikoi jetën.

Pas muajsh terapi, dhe dyshime të shumta për karrierën, Eriksen fillimisht u transferua në Premier League me Brentford pasi la Interin me të cilin fitoi Serie A, nga momenti që në atë kampionat autoritetet nuk pranojnë lojtarë me bypass në zemër si ai i lojtarit danez, sot ai shkëlqeu edhe në Kombëtare, duke mbyllur një rreth që filloi pikërisht me atë fanellë.

https://youtube.com/watch?v=fVRD1NP65rA
Share This Article