Mesfushori danez Christian Eriksen ka treguar se kishte vdekur për pesë minuta pas kolapsimit në fushë gjatë Euro 2020.
Mesfushori pësoi arrest kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Evropian kundër Finlandës në qershor të vitit të kaluar.
Ish-mesfushori i Tottenhamit dhe Interit u ringjallë pas reagimit të shpejtë të bashkëlojtarit Simon Kjaer e po ashtu punës së jashtëzakonshme të mjekëve në fushë.
Eriksen ka folur për incidentin në televizonin danez “DR1”. Ai ka treguar se zemra e tij kishte ndaluar për pesë minuta.
“Ishte e jashtëzakonshme që aq shumë njerëz ndjenë se duhet të shkruajnë apo dërgojnë lule. Kishte ndikim te aq shumë njerëz dhe ata e ndjen se duhej të më tregonin këtë mua apo familjes sime. Kjo më bëri shumë të lumtur. Në spital, vazhdoja të pranoja më shumë lule”, tha Eriksen. “Ishte e çuditshme pasi nuk prisja që njerëzit të dërgonin lule, pasi kisha vdekur për 5 minuta”.
Eriksen ka thënë se synimi i tij është të luajë në Botërorin në Katar.
“Synimi është të luajë në Kupën e Botës në Katar. Dua të luajë. Ky ishte synimi im gjatë gjithë kohës”, tha Eriksen.

