Eriksen u rikthehet stërvitjeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje në Danimarkë me skuadrën Odensen. Mesfushori ka qenë jashtë fushës që nga 12 qershori, kur u rrëzua në fushë për shkak të një ataku kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Atij nuk i lejohet të stërvitet apo të luajë në Itali pasi i është implantuar një aparat ndihmës në zemër, ndaj është rikthyer në Danimarkë, ku po stërvitet me ish-klubin e tij Odense.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit Michael Hemmingsen i cili ka thënë:

“Ne jemi të kënaqur që Christian Eriksen po e rigjen formën me ne. Ne kemi mbajtur kontakte me Christianin që kur ai u largua nga Interi, dhe për këtë arsye jemi të lumtur që ai na pyeti nëse mund të stërvitej këtu”, shtoi ai.

29-vjeçari është nën kontratë me kampionët e Serisë A, Interin deri në qershor të vitit 2024. FIFA është duke e mbuluar pagën e tij prej 7 milionë euro në vit dhe Interi do të diskutojë të ardhmen e lojtarit me ish-yllin e Tottenhamit dhe agjentin e tij në muajt e ardhshëm. .

Të dyja palët janë në marrëdhënie të mira dhe janë të gatshme të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e lojtarit.

Share This Article