Erion Alibej zbulon ku ndodhet Suel Çela: Për të vrarë Talo Çelën bashkëpunoj edhe me djallin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa përgjigje rresht “s’e mbaj mend” nga i penduari Erion Alibej ngjallën nervozizëm tek i pandehur Xhuliano Hoxha gjatë procesit “Plumbi i Artë”.

Teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e Alibejt, Hoxha “shpërtheu”: O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin!

Pasi nuk mori asnja reagim nga i penduari, i pandehuri Hoxha vijoi: Pishmani im në jetë është që s’të vrava ty me dorën time.

Pyetjes së Hoxhës se nëse kishte dashur ta vriste shtetasen Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën.

“E ke në Peqin Suel Çelën”, tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.

I pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish sot me Xhuliano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën, Alibej tha: “Edhe me djallin për Talo Çelën”.

Share This Article