Erion Braçe shfaqet me syze dielli brenda Pallatit të Kongreseve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Braçe ka shmangur shikimin sy më sy me gazetarët dhe pse në ecje përpiqet të duket totalisht ‘moskokëçarës’.

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, të cilit tashmë i ka mbetur vetëm të jetë anëtar kryesie, nëse votohet, është parë të dalë në siklet nga Pallati i Kongreseve. Me syze dielli, pa dalë ende jashtë dhe me maskë anti-covid në fytyrë, Braçe ka shmangur shikimin sy më sy me gazetarët dhe pse në ecje përpiqet të duket totalisht ‘moskokëçarës’.

Përpara gazetarëve, Braçe nuk u ndal të komentonte asgjë dhe vijoi rrugën drejt. Ai sot u largua nga posti i zëvendëskryeministrit, pasi Kreu i Qeverisë, Edi Rama zgjodhi të vinte Arben Ahmetajn në vend të tij.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

Share This Article