E keni parasysh “komikun” Erion Isai? Atë që tha se kur ishte 15 vjeç merrte më shumë lek seç merr tani si kryebashkiaku i Kolonjës? Po, pikërisht ky, mund të themi se sot është me një këmbë në burg. Ish-aktori i humorit, duket se nuk ka mësuar mirë nga shembulli i Fatos Tushes, që me kanalet vaditëse dhe tenderat që mund të firmosësh për to, mund të përfundosh në burg fare lehtë.
Erion Isai, së fundmi ka firmosur me dorën e tij një tender me këtë numër reference REF-36436-07-15-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Gostivisht”.
Në këtë tender ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani. Bëhet fjalë për kompaninë “Zeqillari SHPK” që administrohet nga Adriatik Zeqillari, dhe që nuk ka dalë keq nga tenderat e Bashkisë Kolonjë, pasi ka përfituar në total më shumë se 370 milionë lekë të vjetra.
Pra Zeqillari ka fituar këtë tender duke mos pasur asnjë kompani tjetër në garë dhe shuma që ai ka ofruar është më shumë se 94 përqind e fondit limit, pra më shumë se 200 MILIONË LEKË të vjetra.
Ky tender, nuk dihet nëse është në tavolinat e prokurorëve të përgjumur të SPAK-ut për është mirë që ata të zgjohen dhe ta shfletojnë mirë të gjithë dokumentin, duke dalë edhe në terren. Është absurde që një vlerë e tillë të harxhohet për kanalin e një fshati dhe për më tepër me një kompani të vetme që konkurron.