Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

albnews
By
1 Min Read

Erion Veliaj është dërguar paraditen e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.

Dje, Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut.

Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë, etj.

Kujtojmë se në dosjen e SPAK thuhej se Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë përpjekur të pengojnë hetimet, duke intimiduar edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Share This Article