Erion Veliaj i ‘harron’ kufizimet antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të mos lejuar aktivitete politike apo grumbullime të më shumë se 10 personave duket se i ngjajnë tashmë “Fermës së kafshëve” të Oruellit. Vetëm atje rregullat nuk janë njëlloj për të gjithë.

Fillimisht ishte ministrja e arsimit Evis Kushi, më pas deputetë të ndryshëm të PS-së publikonin takime elektorale në Facebook dhe se fundmi listës i shtohet edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mbrëmjen e së dielës ai ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri në sheshin Skënderbej, por nuk mund t’i rezistonte dëshirës për tu shfaqur sërish.

Veliaj e përcolli mesazhin me një video nga zyra, por në shesh u mbajt një koncert ku këndonin fëmijë. Nuk munguan edhe në këtë rast grumbullimet përpara podiumit. Veliaj thotë se në skenë ishin vetëm 10 fëmijë, por për t’i ndjekur ata dukshëm u mblodhën edhe më shumë.

Policia e shtetit që thotë se vëzhgon kush feston ditëlindjen dhe publikon foto në Facebook ka një rast për të hetuar, edhe pse nuk pritet të ketë gjoba. Më poshtë disa video që “i shpëtuan” regjisë qendrore të Bashkisë. ©LAPSI.al   

Share This Article