Erion Veliaj nga Kushtetuesja: U rrëmbeva nga zyrat, u përpoqën të më denigronin dhe hiqnin zërin. Ky ësht përçmim ndaj votës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përçmim ndaj votës së lirë e konsideroi Erion Veliaj arrestimin e tij dhe më pas shkarkimin nga detyra si kryebashkiak. Ai deklaroi nga Gjykata Kushtetuese, e cila po merr në shqyrtimin ankimin për anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve për 6 bashkitë, përfshi dhe Tiranën, si përpjekje për t’i shuar zërin dhe shkelje.“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja për tu dëgjuar vjen pas një sage të gjatë e zhgënjyese. Jam rrëmbyer nga zyrat dhe jam mbyllur në një qeli në një regji burgosje më të rëndë se një vrasje seriale. Më shumë policë në gjykatën kushtetuese se avokatë,. Kam përjetuar një periudhë  të gjatë mbushur me shkelje, denigrimi dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhur 3 herë nga qytetarët e Tiranës. Ky është përçmim dhe neveri ndaj votës.”, tha Veliaj.

Share This Article