Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se është infektuar me Covid-19. Në një njoftim në rrjetet sociale, Veliaj njoftoi se doli pozitiv në testin e covid, por është në gjëndje të mirë shëndetësore, bashkë me familjen e tij.
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!” shkruan Veliaj që nga sot është në karantinë.
Por Veliaj është parë në disa aktivitete ditët e fundit pa maskë, madje shumë pranë qytetarëve në moshë të thyer. Më poshtë disa nga fotot, kur Veliaj me shumë gjasë ka qenë i infektuar dhe ka qëndruar shumë pranë personave të tjerë duke rrezikuar të përhapë virusin.
