• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, June 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Erion Veliaj sajon një tender 700 mln lekë, për hartën e zhurmës në Tiranë !

Erion Veliaj sajon një tender 700 mln lekë, për hartën e zhurmës në Tiranë !

by albnews
29 January, 2025
in Albania
0
21
VIEWS

Në Tiranën e Erion Veliajt, zhurmat nuk janë më problem për t’u zgjidhur, por një mundësi për të bërë tendera. Aty ku dikur bëheshin vargje për “Tironën e zhurmshme”, sot bëhen prokurime publike për të “zbuluar” burimin e tyre.

Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës…ATY KU KRYETARI BERTET ME MEGAFON/ Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiron!”. Qysh kur ish-kryetari i bashkisë Tiranë, Edi Rama e këndoi këtë këngë në bashkëpunim me “West Side Family”,  vetëm zhurmat nuk u zhdukën.

Tani për zhurmat nuk bëhen më vargje, por tendera! Erion Veliaj ia ka kaluar mësues Edit, nxjerr para edhe nga zhurmat. 50 milionë lekë jep kryebashkiaku që të “zbulojë” nga vjen zhurma?! Bashkia Tiranë ka planifikuar të shpenzojë plot 700 milionë lekë deri në vitin 2027 për një “Hartë Strategjike të Zhurmave”.

Por çfarë do të thotë realisht ky projekt? Në vend që të përdorë të dhënat ekzistuese nga institucionet përkatëse si Instituti i Shëndetit Publik dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Bashkia vendos të hapë një tender të ri. Një tender që fillimisht u anulua më 12 gusht 2024 për mungesë ofertash, për t’u rishpallur sërish më 24 dhjetor 2024, në kulmin e festave të fundvitit.

Siç ndodh rëndom në prokurimet e Veliajt, edhe ky tender është pezulluar për shkak të një ankese nga një prej kompanive pjesëmarrëse, Environmental Management Consultants, e cila i është drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik.

Është fjala për tenderin me objekt: “Krijimi i Hartës Strategjike të Zhurmave në Bashkinë e Tiranës”.  Burimi i financimit për këtë hartë është buxheti i bashkisë që vihet vënë në dispozicion me anë të VKB-së nr.125, datë 22.12.2023 ‘’Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2024”.

Tenderi u iniciua më 17 korrik 2024 me njoftimin në Agjencinë e Prokurimit Publik, me fond limit 4.999.722 lekë pa tvsh. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave ishte vendosur në datën 29 korrik 2024.

Tenderi u anulua në 12 gusht 2024. “Bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1: b) në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. Duket se janë prishur pazaret!

Denoncimi në KPP

Tenderi u rishpall më 24 dhjetor 2024. Mes festave të fundvitit i erdhi radha edhe “hartës së zhurmave”.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 6 janar 2025, por ankesa e njërës prej studiove pjesëmarrëse e ka pezulluar procedurën. Operatori ekonomik “ENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS” më 27 janar 2025 ka aplikuar online në Komisionin e Prokurimit Publik duke depozituar një ankesë për tenderin.

Shumë zhurmë… për 700 milionë lekë!    

Erion Veliaj, siç është dëshmuar edhe nga hetimet dhe raportimet ne media, ka krijuar një rrjet kompanish të tipit “5D” që i mban me tendera. Dhe në këtë kuadër shpiken prokurime si ky që po raportojmë.

Nga shqyrtimi i objektit të tenderit, duket qartë se Bashkia Tiranë nuk ka funksion të merret me matjen e zhurmave, rrjedhimisht “hartën strategjike” duhet ta përpilojë me të dhënat e institucioneve të tjera shtetërore, që janë të akredituara dhe të ngarkuara me ligj.

Sipas dokumenteve të tenderit, Bashkia Tiranë ndërmerr nismën për të zbatuar një fushatë monitorimi në funksion të krijimit dhe miratimit të Hartës Strategjike të Zhurmës, si pjesë përbërëse e Planit Lokal për Menaxhimin e Zhurmave.

“Informacioni gjeneruar nga kjo fushatë monitorimi si edhe analiza e detajuar e përkthyer në hartëzimin e ndotjes do të mbështesë hartimin më tutje të masave të bazuara në fakte. Kjo në funksion të rritjes së shkallës mbrojtës së shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, duke përcaktuar mënyrën e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma”, citojmë bashkinë.

Dhe kjo hartë “Heat-Map” do të shërbejë për shpalljen e zonave të qeta në mjedis të banuar ose në mjedis të hapur si dhe vendosja e kufizimeve për zhurmën në përputhje me nivelet e lejuara të zhurmave në mjedis sipas udhëzimit të Ministrisë.

Duket sikur bashkia po zbulon për herë të parë ekzistencën e zërit. Në fakt, për këtë qëllim, bën matje Instituti i Shëndetit Publik dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ato kanë 15 stacione monitorimi në qytetin e Tiranës. Bashkia duhet t’i marrë ato të dhëna dhe të bëjë planet apo hartat e “luftës” kundër zhurmës.

Më poshtë është tabela e zonave më të ekzpozuara ndaj zhurmës në Tiranë.

Kjo është harta e monitorimit të zhurmave, që kërkon të bëjë me tender Veliaj:

Pra, me kërkesë të bashkisë mund të merren të dhëna të detajuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe të përditësohen hartat ekzistuese.

Për më tepër, Bashkia Tiranë ka shkuar më përpara dhe ka miratuar një Plan Veprimi për Kontrollin e Zhurmave (dokumenti më poshtë).

Jo vetëm kaq, por në këtë plan janë llogaritur edhe buxhetet sipas viteve që do të harxhohen për mbajtjen e zhurmave në normat e lejuara, që shkon në 700 milionë lekë dhe përfshin afatin deri në vitin 2027. Plani është porositur nga bashkia dhe është bërë nga një studio private,

“Kosto totale të njohura për zbatimin e masave të rekomanduara për periudhën 5 vjeçare përfshin: 70,000,000 Lekë (prokurime mallrash, shërbime konsulence, trajnime, mirëmbajtje dhe kalibrim pajisjesh, fushatë ndërgjegjësimi dhe edukimi, printime, etj). Zbatimi i Planit të Zhurmave është parashikuar të kërkojë një fond prej 30,000,000 Lekë vitin e parë për shkak të blerjes së pajisjeve, kalibrimit të tyre, trajnime, vendosja e mjeteve sinjalizuese…” citojmë planin.

Nëse janë blerë aparatet e matjen e nivelit të zërit, sipas planit, pse duhet tender për hartën e zhurmave? A nuk mundet bashkia të krijojë një database me matjet, apo një hartë?

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është nën hetim nga SPAK. Prokuroria e Posaçme sqaroi se hetimet, ende në fazë paraprake, kishin gjetur prova për të paktën katër akuza.

A është ky një projekt i domosdoshëm? Apo një skemë e radhës për të kanalizuar fondet drejt rrjetit të kompanive që bashkia “ushqen” përmes tenderave?

Pse është ky tender i dyshimtë?

1. Institucionet kanë të dhëna ekzistuese – Në Shqipëri tashmë ka 15 stacione monitorimi të zhurmave. Nuk ka nevojë për tendera të rinj, por për përdorimin e të dhënave që ekzistojnë.
2. Bashkia nuk ka kompetencë për këtë çështje – Matja dhe monitorimi i ndotjes akustike nuk është funksion i pushtetit vendor, por i institucioneve të specializuara.
3. Kosto të fryra dhe tendera të panevojshëm – Veliaj ka miratuar një Plan Veprimi për Kontrollin e Zhurmave që parashikon shpenzimin e 70 milionë lekëve çdo vit për 5 vite me radhë, për pajisje, trajnime, mirëmbajtje e printime.

Pra, zhurmat në Tiranë nuk janë problem për t’u zgjidhur, por një burim i ri për të përfituar fonde publike.

Një kryetar bashkie nën hetim për korrupsion

Nuk është hera e parë që Erion Veliaj përfshihet në skema të dyshimta financiare. SPAK ka konfirmuar se kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht nën hetim për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Prokuroria ka bërë të ditur se ka prova konkrete që e lidhin Veliajn me disa vepra penale, përfshirë favorizime tenderash dhe marrëdhënie të dyshimta me bizneset që përfitojnë fonde publike.

Në këtë kontekst, edhe “Harta Strategjike e Zhurmave” duket më shumë si një tjetër mekanizëm për të ricikluar fondet publike në rrjetin e tij të kompanive të preferuara.

A do të zbulojë kjo hartë burimin e vërtetë të zhurmës në Tiranë? Ndoshta jo. Por një gjë është e sigurt: zhurma më e madhe në këtë qytet vjen nga skandalet dhe aferat e bashkisë.

Previous Post

Torturoi, vrau, sulmoi seksualisht të burgosurit/ Kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni është marrë nën hetim

Next Post

Donald Trump fton Benjamin Netanyahun të jetë lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë

albnews

albnews

Related Posts

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano
Albania

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
DailyMail: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli
Albania

DailyMail: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli

6 June, 2025
Next Post
Donald Trump fton Benjamin Netanyahun të jetë lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump fton Benjamin Netanyahun të jetë lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Romeo Beckham i jep fund lidhjes me të dashurën pas 7 muajsh, shkak marrëdhënia e tendosur me familjen

Romeo Beckham i jep fund lidhjes me të dashurën pas 7 muajsh, shkak marrëdhënia e tendosur me familjen

5 June, 2025
Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë

Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë

5 June, 2025
Britania e Madhe planifikon të ndërtojë fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë fabrika të reja municionesh

5 June, 2025
Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet

Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet

5 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4827 shares
    Share 1931 Tweet 1207
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2436 shares
    Share 974 Tweet 609
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1891 shares
    Share 756 Tweet 473
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1825 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1706 shares
    Share 682 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM