Erion Veliaj ka prezantuar sot kandidatë për deputetë të PS në Tiranë. Prezantimin ka vendosur që ta bëjë përmes pyetjeve të qytetarëve. Mirëpo qytetartë janë vërsulur për pyetje ndaj Lali Lekut dhe jo kandidatëve. Një nga pyetjet ishte nëse Veliaj është zdroms, apo jo. Pas një nënqeshje, ai e ka pranuar që është i tillë, pasi nuk bën asnjë punë shtëpie. Madje sipas tij ai nuk di të ngulë as një gozhdë.
Veliaj u shpreh:
Pyetje për Lali Erin: Pse më dukesh pak zdroms ti mua, apo nuk je? Unë e kam pranuar vetë që nuk më vjen shumë në dorësh. Gruaja më thotë që i jep dum gjithë punëve të qytetit, përveç shtëpisë tate. Kështu që unë e kam pranuar që jam zdroms. Mua nuk më jepet për këto punët dhe nuk jam shembull i mirë. Kur isha student, dija vetëm të skuqja vezë dhe të bëja makarona.


