Erjon Bogdani nis një aventurë të re, prezantohet te klubi italian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij, pasi është emëruar asistent i drejtorit sportiv të Mantovës, klub që militon në Serie B. Ish-sulmuesi, pasi la futbollin, ka punuar si zëvendës-trajner i kombëtares kuqezi dhe si trajner i Shqipërisë U19.

“Mantova 1911 njofton se ka emëruar Leandro Rinaudo si drejtor sportiv. Sicilian i lindur në vitin 1983, Rinaudo luajti për Napolin dhe Juventusin, ndër të tjera. Pasi la futbollin e luajtur, ai nisi një karrierë si drejtor sportiv, duke marrë rolet e Shefit të Zonës Teknike te Venezia, Cremonese dhe Palermo.

Mantova 1911 njofton se Leandro Rinaudo do të mbështetet nga Erjon Bogdani. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, i lindur në vitin 1977, luajti për Sienën, Chievon, Livornon dhe Cesenën në Serie A në Itali”, shkruhet në njoftimin e klubit që militon në Serie B.

Share This Article