Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit të ndeshjes Kroaci-Shqipëri.
Bukuroshja shqiptare e cila në vitin 2016 mori titullin “tifozja më tërheqëse” e Evropës, bëri tifo për kombëtaren e Shqipërisë, shkruan The Sun.
Tifozja shqiptare jo vetëm që tërhoqi vëmendjen në stadium por edhe jashtë kësaj arene, duke bërë që mediet e huaja të shkruajnë për të.
Erjona, e cila është 36-vjeçare, nuk ishte e vetme në tribuna, por ishte bashkë me djalin e saj.
Të dy pozuan për një foto, duke bërë simbolin e shqiponjës.
Erjona ka qenë një personalitet tejet i përfolur, e sidomos për martesën e saj me futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën, Blerim Xhemajlin.
Sidoqoftë, relacioni i tyre u kris në vitin 2017, për t’u divorcuar përfundimisht në vitin 2018.
Lidhje e tyre asokohe ka qenë ndër më të përfolurat, duke bërë jehonë edhe tek mediet e huaja.