Erkand Qerimaj ka fituar medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Anaheim të SHBA-së.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Qerimaj ka qenë shumë entiziast për këtë.
“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror
që u zhvillua në Anaheim, USA. Sukses i madh i imi personal, trajerit tim Ze f Kovaçi
dhe sportit shqiptar. Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të
tretë në botë”, shkruante peshëngritësi në rrjetet sociale.
Shkodrani e mbylli garën i katërti, por vendi i tretë, Dimtru Kapataru, rezultoi me doping dhe kjo bëri që medalja ti kalonte Qerimajt.