Ermiona Lekbello u përjashtua ditën e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP. Vendimi u mor pasi, ajo ushtroi dhunë verbale. Lajmi iu komunikua banorëve përmes një zarfi i cili u lexua nga Luizi.
“Vëllai i madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mos respektimin e rregullave të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje e për këtë arsye vëllai i madh ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është skualifikuar nga loja e si rrjedhojë dhe televotimi i radhës është anuluar. Pas njoftimit, Lekbello bëri gati valixhet e ndërkohë po komunikonte me Luizin.
Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.
Luizi: kjo është lojë nervash
Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.
Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali. Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim./