Ernest Muçi, goli radhës nga kuqezinjtë në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka gjetur golin në kampionatin polak, për skuadrën e tij Legia Varshava ndaj Piast, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ekstraklasa.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme, talenti kuqezi është aktivizuar për 90 minuta në transfertën e Piast dhe arriti të shënojë në minutën e 21-të duke arritur të gjejë golin e tretë në këtë sezon në kampionatin polak, në 10 ndeshje ku është aktivizuar.

Muçi ka shënuar edhe në ndeshjet e Champions League ndaj Dinamo Zagreb ndërkohë që në Evropa League ka dhuruar paraqitje pozitive dhe asiste të rëndësishëm.

Paraqitjet e mira të sulmuesit 20 vjeçar janë një lajm pozitiv për kuqezinjtë në prag të ndeshjeve të muajit nëntor.

Share This Article