Ernest Muçi shënon në Conference League, mban gjallë shpresat e Legias në Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ernest Muçi ka bërë heroin te Legia e Varshavës në një natë si kjo e sotmja ku performanca e polakëve ishte mbresëlënëse në fushë, por rezultati përballë Austrisë së Vienës ishte zhgënjyes.

Skuadra e talentit kuqezi humbi me rezultatin 1-2, pavarësisht se dominoi totalisht lojën.

“Diamanti” i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u hedhur në fushë në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 0-2 për kundërshtarët.

P

Muçi i dha freskinë e kërkuar sulmit të Legias, duke treguar një tjetër impuls në lojën offensive.

Sulmuesi shqiptar më pas arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 87-të, ku me kokë çoi në rrjetë plot delikatesë një top që u harkuar bukur nga e majta, prej Bakus.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për një tjetër shqiptar. Mesfushori Jurgen Çelhaka u aktivizua në vendin e Elitim në minutën e 74-të të sfidë.

Sakaq, me golin e Muçit shpresat për kualifikim në turin e radhës të Conference League për Legian e Varshavës mbeten ende gjallë.

Share This Article