ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 9 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 9 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 9 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 10 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ervin Gjonaj: Quo vadis Diasporë

albnews by albnews
27 June, 2019
in Albania, UK
0
Ervin Gjonaj: Quo vadis Diasporë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ervin Gjonaj ka shkruar se Shqipëria në këto 30 vite pluralizëm ka prodhuar më shumë emigratë sesa domate, dhe kjo për arsyen se krahu i punës u largua dhe krijoi në mërgatë atë që quhet Diasporë.

Postimi i plotë i Ervin Gjonaj në Facebook:

RelatedPosts

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Quo vadis Diasporë.

Shqipëria në këto 30 vite pluralizëm ka prodhuar më shumë emigratë sesa domate, dhe kjo për arsyen se krahu I punës u largua dhe krijoi në mërgatë atë që quhet Diasporë. Nëse Shqiperia ekziston sot si shtet meritën më të madhe e ka Diaspora, e sidomos ajo e kohës së rënies së Perandorise Osmane, ajo Diaspore asokohe bëri ç’mos që Shqiperia të njihej e Pavarur si dhe të krijoheshin institucionet shtetërore brënda vëndit, e veçanërisht të bëheshin dhe zgjedhje, populli të votonte. Diaspora nuk rreshti së menduari për vendin dhe gjatë regjimit komunist, u mundua që dhe ta luftonte atë regjim. Por sot ç’fare po bën Diaspora per Shqipërinë? Asgjë. Diaspora për Shqipërinë sot bën vetëm atë që quhet ‘’turist në vëndin e tyre’’ kur hynë në Atdhe, dhe kur dalin nga Atdheu bëjnë atë që quhet ‘’remitancat e emigranteve’’, dhe kaq, asgjë më shumë. Nga një Diaspore që mori fatet e vëndit në dorë dhe krijoi shtetin Shqipëri, sot jemi kthyer krah pune për të mbajtur veten dhe familjet në Atdhe. Të gjithë e dimë sesi politika në Shqipëri e ka katandisur vëndin e si po e katandis aktualisht. Kemi një Qeveri që nuk e meriton ai vënd por na ka rënë për hise se skemi alternative të na Qeverise. Kemi një Opozite që nuk jep shprese dhe ka marrë rrugët në Shqipëri më keq se ne jashtë Shqipërise. E pra kur vëndi nuk ka alternative duhej të kishte ndërhyre Diapsora. Zgjedhjet Vendore do ishte mundësi e artë për c’do Opozitë në botë për të hyrë në garë e për tu ndeshur me Qeverinë, por këtë nuk po e bën Opozita aktuale, duhej ta bënte Diaspora. Në kushtet sesi rrodhën ngjarjet që nga djegia e mandateve nga Opozita e deri në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet Vendore, Diaspora duhej të ishte vënë në lëvizje për tu bëre alternativ kundrejt Qeverise. Diaspora si fillim duhej ti kerkonte llogari Qeverisë duke filluar që nga Samiti I Diaspores, ku Qeveria I thirri më tepër per tu bëre fushatë Rilindase e për të dhënë leksione sesa per të dëgjuar Diasporen. Diaspora duhej ti kerkonte llogari dhe Opozitës që ti thërriste mëndjes e të bëhej alternativ e mbi të gjitha të hapë dyert Diaspores për prurje te reja në politikë. Diaspora sot I ka kthyer kurrizin vendit, politika ia ka arritur që ta përhapë militantizmin partiak brënda saj. Politika dërgon të rinjtë e saj për tu shkolluar jashtë me paratë e taksapaguesve, e në shumicën e rasteve nuk studiojnë por thjesht marrin një copë diplomë me rezultate kaluese e perfundojnë në karrigat e deputetit, ministrive, bashkive e drejtorive të ndryshme. E asnjë nga ata në Diaspore nuk I shikojme në ato poste. Bëjm dhe mëkatin më të madh si Diasporë duke I pritur në vendet ku jetojmë politikanët tanë me britma e brohoritje sikur të na kenë nisur me pushime e jo emigrantë. Politika është treguar dinake kur vjen puna për tek kandidaturat e Pavarura për të garuar në zgjedhje, duhen të mbledhin 5 mije firma të qytetarëve. Kjo shume e thjesht për Diasporën, vetëm në Itali ka 700 mijë shtetas Shqiptarë, po ashtu në Greqi. 60 mijë në Britani, e 200 mijë në Amerikë ku fare mirë 5 mijë firma për të nxjerrë një kandidat janë thjeshtë çështje kohe. Por nuk nxorrëm asnjë sepse nuk jemi bashkë dhe nuk na e ndien për vendin por për Partinë. Mijëra shqiptarë kanë mbaruar në universitete të mira, punojnë në të gjitha fushat dhe kanë një experience per tu pasur zili, por asnjë nga kto nuk po e perdorim për Atdheun tone. Indiferentizmi I Diaspores është luks për Politikën tonë. Aq më tepër kur nuk ka riciklim elitash. Ç’fare do te ndodhe në 1 Korrik po shikohet qartë nga vizita e Ambasadorve të akredituar ne Tirane që po bëjnë në zyrat e Kryetarve të Partive. Në njërn anë është Qeveria e vendosur për Zgjedhjet e 30 Qershorit dhe në anën tjetër Opozita me disa thirrje sporadike për të mos lejuar procesin, thirrje deri në përplasje civile e vëllavrasje. Diaspora humbi një shanc për të hyrë në një betejë kunder Politikës aktuale ku fitoren e kishte të sigurtë, por nëse Diaspora vazhdon me këtë mendësi me lind pyetja ‘’Quo vadis Diasporë’’

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result