Erza Muminoviq e artë në Kupën Evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xhudisja kosovare Erza Muminoviq, ka fituar sot medaljen e artë në Kupën Evropiane U18 në Cluj-Napoca të Rumanisë, në kategorinë -48kg.

Erza fitoi 5 ndeshje, ajo mposhti garueset nga Turqia, 2 garuese nga Italia, në gjysëmfinale mposhti gjeorgjianën dhe në finale rumunen.

Në ndeshjen e parë Erza mposhti me Ippon turken Yaren Komurcu. Ajo në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari italianen Chiara Zuccaro, në kohë të rregullt. Në çerekfinale mposhti me Ippon italianen tjetër Giulia Carna. Erza në gjysëmfinale mposhti me Wazaari gjeorgjianën Diana Filkina Gagoshidze. Në finale mposhti me 3 denime për Ippon rumunen Iasmina Covaciu.

Share This Article