ESA transmeton për herë të parë pamje “live” nga Planeti i Kuq

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë, shikuesit në Tokë patën një shans për të parë Marsin pothuajse në kohë reale.

Agjencia Evropiane e Hapësirës transmetoi në YouTube imazhe të drejtpërdrejta historike direkt nga planeti i kuq.

Imazhet, të shpërndara në YouTube, llogarinë e ESA-s në Twitter me hashtag  #MarsLIVE , treguan planetin në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë më parë, tha ESA.

Eventi vinte me rastin e 20-vjetorit të lëshimit të orbituesit Mars Express, një mision që ka si qëllim marrjen e imazheve tredimensionale të sipërfaqes së planetit për ta parë atë në detaje më të plota.

“Normalisht, ne shohim imazhe nga Marsi dhe e dimë se ato janë marrë ditë më parë”, tha James Godfrey, menaxher i operacioneve të anijeve kozmike në  qendrën e kontrollit të misionit të ESA-s, në Darmstadt, Gjermani.

 “Jam i emocionuar të shoh Marsin siç është tani, aq afër sa mund të arrijmë një të tashme marsiane.”

Por a nuk kemi pasur më parë pamje “live” nga Marsi? Sipas ESA-s, jo.

Shpesh të dhënat dhe vëzhgimet e planetit të kuq merren kur një anije kozmike nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me Tokën, kështu që imazhet ruhen derisa të mund të kthehen, shpjegon ESA.

Share This Article