Escobar: Momentalisht nuk kemi plane për tërheqjen ushtarake nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, ka folur për raportimet rreth mundësisë së tërheqjes së trupave ushtarake të SHBA-së nga Kosova.

Escobar ka thënë se momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e forcave të ushtrisë amerikanë që qëndrojnë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Forca e Kosovës (KFOR)”, ka deklaruar Escobar.

“Përfundimisht, ne e shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin eventual në BE si mjetet më efikase afatgjata për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, ka deklaruar Escobar.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes finale, i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve se marrëveshja me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

“Qëllimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke”, tha Escobar për Reporterin.

Share This Article