Escobar pas takimit me Kurtin: Partneriteti Kosovë-SHBA është i palëkundur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar ka thënë se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i palëkundur.

Ai këto komente i bëri në një adresim të shkurtër para mediave, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti.

“Mendoj se e thatë mirë, është një partneritet i palëkundur mes Kosovës dhe SHBA-ve. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë dhe sovranitetin tuaj”, tha Escobar.

Ai shtoi se është e rëndësishme për Kosovën që të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian.

“SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saja euroatlantike. Faleminderit për miqësinë, partneritetin dhe pritjen tuaj”, tha Escobar duke iu drejtuar Kurtit.

Share This Article