Escobar: Ripërtërihet interesi i BE për Ballkanin, do të ketë përpjekje për të shtyrë vendet të bëjnë reforma!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për krizën në Ukrainë dhe interesin që Ballkani të integrohet në Bashkimin Evropian.

Escobar thekson se do të ketë përpjekje për të shtyrë ato vende të bëjnë reforma.

“Është krijuar një nivel i caktuar vizioni dhe uniteti, veçanërisht midis anëtarëve të NATO-s, gjë që na ka ndihmuar të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave. Kështu që unë, midis partnerëve të mi evropianë shoh një nevojë të ripërtëritjes së qëllimit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me vendet aspirante.

Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të ketë përpjekje të reja për t’i shtyrë ato vende të bëjnë reforma ndaj nevojës për anëtarësim të plotë”, tha Escobar.

Share This Article