Escobar: Serbia të lirojë tre policët dhe pa kushte, SHBA ka vepruar gjithnjë në interes të Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin vërtetimin e fakteve në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Sipas Escobarit, është e papërshtatme që të bëhen deklarata të nxituara. Ndërsa theksoi se tre efektivët duhet të lirohen mënjerë dhe pa kushte.

Shtetet e Bashkuara dhe KFOR-i dhe të tjerët do të presin për faktet. Pra, do të presim përfundimin e hetimeve. Dhe mendoj se është e papërshtatshme të bëjmë deklarata paraprakisht. E vetmja gjë që po kërkojmë, është shumë e qartë: se këta policë ose janë dërguar në Serbi ose kanë përfunduar në Serbi, pa pasur qëllim të jenë në Serbi. Prandaj ata duhet të lirohen pa kushte”, deklaroi Escobar sot në një konferencë për media të mbajtur online.

Duke folur në një bisedë online me gazetarët, Escobar vuri në dukje gjithashtu se kjo ngjarje ka përshkallëzuar situatën në veri të vendit.

Escobar u shpreh se Kosova do përballet me pasoja nëse nuk i përfill kërkesat e SHBA-së për largimin e kryetarëve të komunave nga komunat. Ndërsa nënvizoi se SHBA-ja ka vepruar gjithmonë në interes të Kosovës.

Nga ana tjetër, Escobar pranoi se Serbia nuk ka përparuar në nivelin e duhur në raportet me Kosovën, por tërhoqi vërejtjen se nga fundi i vitit të kaluar, secili tension ka qenë pasojë e veprimeve të njëanshme të Kosovës, dhe mos koordinimit me bashkësinë ndërkombëtare.

Për ata që vënë në dyshim se kjo marrëveshje nuk e shtyn Serbinë aq larg sa duhet: Ajo kërkon që Serbia të njohë integritetin territorial të Kosovës, kontrollin e saj administrativ mbi të gjithë vendin, sovranitetin e saj, flamurin e simbolet kombëtare, dokumentet dhe gjithashtu të mos e bllokojë Kosovën në integrimin e asnjë strukturë ndërkombëtare. Pra, me fjalë të tjera, për Serbinë, kjo e bën Serbinë të pranojë pashmangshmërinë që Kosova të jetë anëtare e plotë e familjes euroatlantike”, tha më tej Escobar.

Share This Article