“Është e papranueshme të mbahet në qeli”, Grenell: Të nxirret Hashim Thaçi nga burgu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diplomati amerikan, Richard Grenell deklaron se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet pa të drejtë në burg. Në një intervistë për Opinion, ai tha se do të bënte të pamundurën për ta nxjerrë atë nga qelia.

 “Mendoj se është e tmerrshme që të ndalohesh në këtë mënyrë. Nuk e di se çfarë ndodhi me siguri, por ajo që mund të të them është se në atë pikë të negociatave, Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen.

Ishin vendime të mira, por edhe të ashpra, ishim në rrugën e duhur. Pas më shumë se 20 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare nxori diçka, por momenti kur e bënë ishte skeptik dhe i tmerrshëm.

Bota Perëndimore duhet të kthejë sytë pas dhe të thotë: “Diçka nuk po shkon. Dikush është duke luajtur me politikën.” Do të bëja thirrje për çdo përfaqësues perëndimor, qeveri, agjenci për të punuar fort dhe për të nxjerrë Thaçin nga burgu. Është e papranueshme që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta”, tha ai.

Share This Article