Eshtë e vështirë të krahasosh shtetet në qasjen ndaj Covid19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të krahasosh mënyrën se si shtetet i janë përgjigjur pandemisë së koronavirusit është e vështirë.

Duhet të merren parasysh shumë faktorë të ndryshëm të sëmundjes, si dhe fakti që vende të ndryshme i përpilojnë statistikat e tyre në mënyra pak më të ndryshme.

Përllogaritja e numrit të vdekjeve është një shembull i mirë. Mbretëria e Bashkuar tani po ndjek disa vende të tjera evropiane – për shembull Franca, Gjermania dhe Belgjika – duke përfshirë vdekjet në shtëpitë e përkujdesit, si dhe vdekjet në spitale, në shifrat që publikon çdo ditë.

Por shifrat përpilohen në mënyra të ndryshme.

Gjermania dhe Britania e Madhe përfshijnë vetëm rastet e diagnostikuara – dhe për shkak se Gjermania ka bërë më shumë testime në azile, shifrat e saj do të jenë më të sakta.

Nga ana tjetër, Belgjika përfshin çdo rast kur një mjek ka dyshimin se Covid-19 mund të ketë qenë një shkak i vdekjes.

Në vendet e tjera  në Evropë, nuk ka një numër total kombëtar për vdekjet në azile. Në Itali, dhe në Spanjë varet nga secili rajon nëse ato përfshijnë apo jo dhe azilet. Në përgjithësi, të dhënat nga një numër vendesh evropiane sugjerojnë se vdekjet në azile përbëjnë rreth gjysmën e numrit të përgjithshëm të viktimave të Covid-19. / bota.al

Share This Article