“Është lufta e Putin”/ Gazeta gjermane punëson gazetaren ruse që ndërpreu transmetimin duke protestuar kundër pushtimit në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta gjermane ‘Die Welt’ ka punësuar si korrespondente gazetaren ruse Marina Ovsyannikova, e cila ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë në Channel One pasi u shfaq me një poster ku shkruhej: “Ndaloni luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë.”

Lajmi u konfirmua nga pronari i Die Welt, Axel Springer.

Më 14 mars, Ovsyannikova ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë në ‘Channel One’ në shenjë protestë kundër luftës në Ukrainë, menjëherë ajo u arrestua, u mor në pyetje dhe u lirua pasi u gjobit.

Asokohe Ovsyannikova tha se veprimi i saj erdhi pasi nuk i pëlqeu propaganda e qeverisë së Vladimir Putin.

“E dini, para së gjithash, dua t’u them të gjithëve: populli rus është me të vërtetë kundër luftës. Është lufta e Putinit, jo lufta e popullit rus,” i tha ajo prezantuesit George Stephanopoulos në “This Week” në ABC.

Share This Article