“Është rrahur me kabllo, me thikë”, flet nëna e 28-vjeçares së vrarë në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krimi në një familje shqiptare në Gjermani 2 ditë më parë tronditi opinionin. Besmir Ademi, 37 vjeç masakroi me thikë gruan e tij, Jetmira Bekën, 28 vjeçe.

Nëna e viktimës ka rrëfyer për mediat në Kosovë se vajza e saj për një kohë të gjatë ishte torturuar në mënyrat më çnjerëzore nga bashkëshorti.

Për këtë arsye prej 2 muajsh, 28-vjeçarja prej muajsh ishte ndarë nga bashkëshorti me ndërhyrjen e shtetit gjerman, gjë të cilën 37-vjeçari s’e kishte pranuar kurrë.

“Ai s’ka mundur ta përballojë atë pse kjo ndahet prej meje. Ajo është rrahur me kabull të televizorit. Është rrahur me thikë në fyt, me çelësa të makinës. I ka thënë që nëse ndahesh prej meje do ta ther vajzën, Ledinën. Ledina është 7 vjeçe”, tha ajo.

Ngjarje e rëndë ndodhi më 20 maj në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja nga Mitrovica u masakrua me thikë në një parkim nga ish-bashkëshorti.

Share This Article