Është shqiptare apo jo? Ava Max habit me deklaratën: E kam gjyshin nga…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max që i ka dhënë jehonë vendit tonë me suksesin e saj të jashtëzakonshëm, ka bërë së fundmi një deklaratë befasuese.

Teksa po shijon qëndrimin e saj në Paris, ku mori pjesë në eventin e njohur të modës tha se po ndihet si ‘Parisiene’. Siç raportojnë mediat e huaja, ajo është vlerësuar dhe komplimentuar nga fansat e saj në kryeqytetin e Francës, ndërsa në një moment është shprehur se gjyshi i saj ka lindur në Francë, duke na vënë në pikëpyetje për origjinën e saj.

Nuk dimë nëse kjo është thjeshtë një shaka e saj e keqinterpretuar.

“Po ndihem shumë parisiane, sidomos pasi sapo kuptova që gjyshi kishte lindur në Saint-Etienne, Francë’, tha ajo. 

Artistja ndau me ndjekësit e saj një album imazhesh të ditëve të ndryshme që i kaloi në kryeqytetin francez ku dukej shumë stil dhe elegante në të njëjtën kohë.

Share This Article