Është shumë vapë, klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika.

Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën qe po kalon vendi, me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.

Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit.

Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.

Pavarësisht presionit për bojkot nga Liga e Futbollit , sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Share This Article