Eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit nga Roma do të vijnë sot në atdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqata ‘Tirona Intellectum’ njofton se eshtrat e ish prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit do të kthehen në Shqipëri. Eshtrat e ish-prefektit pritet të mbërrijnë sot nga Porti i Durrësit.

Ish Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tiranën e tij të dashur!”, shkruhet në postimin në mediet sociale.

Lidhur me rolin e Mulletit në histori së fundmi ka pasur një sërë diskutimesh edhe për trajtimin që i është bërë kësaj figure ndër të tjera në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës.  Debati përfshiu dhe njerëz të medies, historianë e politikanë dhe si pasojë u pezullua rivënia e shfaqjes.Ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë.


Share This Article