Estonia vendos bllokim të pjesshëm antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Estonia dekretoi sot bllokimin e pjesshëm, që hyn në fuqi nga e enjtja dhe të paktën për një muaj, për të frenuar shpërthimin e virusit, sipas një deklarate zyrtare.

Pak përpara një takimi qeveritar, që miratoi zyrtarisht masën, kryeministrja Kaja Kallas theksoi nevojën për të mbrojtur kapacitetin e sistemit shëndetësor për të luftuar sëmundjen.

“Ne ende nuk kemi mësuar të jetojmë me virusin në një mënyrë që të na lejojë të vazhdojmë jetën tonë të përditshme në mënyrën më të sigurt të mundshme”, vazhdoi udhëheqësja.

Këto kufizime të reja do të zbatohen të paktën deri më 11 prill dhe qeveria do të vendosë nëse do t’i zgjasë ato në varësi të situatës në spitale.

Masat parashikojnë mbylljen e të gjitha shkollave.

Për kopshtet, prindërit këshillohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre atje vetëm nëse është absolutisht e nevojshme.

Vetëm dyqanet që shesin gjërat e domosdoshme do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

Restorantet do të mund të ofrojnë vetëm porosi me vete.

Estonia ka regjistruar 1 337 raste COVID-19 për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, niveli i dytë më i lartë i infektimeve në botë pas Republikës Çeke.

Share This Article