‘Ethet’ e fushatës dhe pakënaqësitë e listave, socialistët dhe demokratët braktisin Parlamentin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Gjatë seancës së sotme, është vënë re një prani shumë e ulët e deputetëve nga të dy palët, si nga mazhoranca socialiste, ashtu edhe nga opozita.

Kjo mungesë e deputetëve vjen për shkak të ‘etheve’ të fushatës elektorale që zëre se ka nisur për zgjedhjet e 11 majit, por edhe për shkak të pakënaqësive me listat e deputetëve të hartuara nga partitë e mëdha politike.

Në seancën e sotme ishte parashikuar që të diskutohej për projektligji “për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, për ‘Rininë’, për INSTAT, për Institutin e Studimit të Krimeve të Komunizmit dhe mbi disa emërime në Radio Televizionin Shqiptar.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, shumë seanca plenare nuk janë zhvilluar rregullisht dhe shumë projektligje kanë kaluar pa u diskutuar, për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës.

Share This Article