Etiopi, dy vjet burgim për shkelësit e masave ndaj Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Etiopia ka paraparë dy vjet burgim për qytetarët që nuk mbajnë maska. Këto deklarime i ka bërë zyra e prokurorit të përgjithshëm duke thënë se këto masa rigoroze, do të ndërmerren me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit.

Siç shkruan CNN, të ndaluara do të jenë shtrëngimi i duarve, mosmbajtja e maskës në hapësira publike dhe pjesëmarrja në një tavolinë me mbi tre persona.

“Qytetarët po sillen sikur nuk ka COVID-19. Kjo do të shkaktojë një rritje të mundshme të përhapjes së pandemisë dhe mund të jetë kërcënim për kombin”, ka shkruar të enjten ministri i Shëndetësisë, Lia Tadesse.

Etiopia, shteti i dytë më i populluar në Afrikë, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në muajin prill për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ajo është hequr në shtator, transmeton KOHA.

Deri më tani, ky shtet ka regjistruar mbi 91 mijë raste me koronavirus, 1 mijë e 384 vdekje dhe mbi 44 mijë të shëruar. Zgjedhjet rajonale dhe parlamentare të planifikuar për gushtin e 2020-tës, janë shtyrë për vitin tjetër.

Share This Article