EULEX “zbarkon” në shtëpinë e ish-shefit të Inteligjencës së Kosovës, kontrolle dhe në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një makinë  e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka.

Ka qenë avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve.

“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.

Gjithashtu Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku e ka cilësuar këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Share This Article