I shtyrë për një vit për shkak të pandemisë COVID-19, Euro 2020 ka hyrë në librat e historisë dhe të financave si një prej ngjarjeve më të vështira të organizuara ndonjëherë.
Ngjarja që ishte planifikuar me rregulla strikte mjekësore, që i mbijetoi gati një tragjedie të lojtarit të popullarizuar, Christian Eriksen, dhe që përfundoi me dhunë të tifozëve në finale, është vlerësuar si e suksesshme.
Kualiteti i lojës dhe forca emocionale e futbollit për të krijuar përvoja të përbashkëta të tifozëve dhe kombeve, duhet të sigurojnë që Euro 2020 të mbetet në kujtesë për të mirë, shkruan AP.
“Do të mbahet në mend si fillim i normaliteti dhe për kthimin e tifozëve”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Në disa stadiume tifozët ishin të shumtë e në disa të tjerë në numër më të vogël. Në finale ishin mbi 67 mijë shikues.
Janë injoruar protokollet shëndetësore thuajse në të gjitha vendet dhe kjo ka krijuar shqetësim të përgjegjësit për shëndet.
Por me gjithë këtë, Evropiani 2020 i mbajtur në vitin 2021, pritet të kujtohet për të mirë dhe të mbetet në histori si një prej ngjarjeve të veçanta të futbollit.