Euro 2020, sot përballen Uellsi – Danimarka dhe Italia – Austria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 21: The Henri Delaunay Cup is seen at Wembley Stadium during the UEFA EURO 2020 Launch Event at City Hall on September 21, 2016 in London, England. (Photo by Christopher Lee - UEFA/UEFA via Getty Images)

Kampionati Evropian Euro 2020 është futur në fazën më interesante, atë të eliminimit direkt.

Pasi janë kryer të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve, janë mësuar 16 kombëtaret më të mira në Evropë që do të kërkojnë triumfin e madh në këtë kampionat.

Për ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt, ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para çerekfinaliste.

Ndeshja e parë në program është ajo mes Kombëtares së Uellsit dhe asaj të Danimarkës.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin legjendar ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

E ndeshja kryesore e ditës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, ku Italia dhe Austria përballen mes vete.

Italianët janë favorit për të kaluar tutje, por austriakët janë shumë të papërshtatshëm dhe synojnë befasinë.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Wembley në Londër.

Share This Article