Euro 2020/ Turqi-Itali nis Kampionatin Europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionati Europian i futbollit është gati për start pas një viti shtyrje për shkak të pandemisë COVID-19. Euro 2020 hapet në “Olimpico” të Romës me sfidën Turqi-Itali në orën 21:00, një sfidë për te cilën duhet të kthehesh pas, në vitin 2006, për ta parë për herë të fundit, miqësore e cila do të mbyllej në barazim 1-1.

Italia pritet te rreshtohet sot me Donnarumma në portë, Florenzi e Spinazola nga krahët, me dyshen e Juventus Bouncci-Chiellini në qendër. Jorginho, Barrella, Locatelli do te kujdesen për mesfushën, ndërsa sulmi do t’i besohet Imobile, Insigne dhe Berardi. Të kaltrit e Roberto Mancinit janë padiskutim favoritët në këtë ndeshje, duke nisur nga kualitetet që përballen, historiku i “axurrëve” në të tillë turne, por edhe fakti që Italia nuk humb një ndeshje prej shtatorit të vitit 2018.

Nga ana tjetër është Turqia e Senol Gynesh, një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar kurrë, sidomos kur në përbërje ka emra si Calhanoglu, apo Burak Ilmaz, kampion në Francë me skuadrën e Lilë.

Share This Article