Euro 2024, rikthehet përballja Itali- Angli. Short i lehtë për Spanjën, Holanda gjen Francën. Gjermania i sheh nga TV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti për kualifikueset e Europianit 2024, me kombëtaret që mësuan kundërshtarët me ndeshjet që nisin në mars dhe mbyllën në muajin nëntor të vitit 2023. Goglat ishin të pamëshirshme për Anglinë dhe Italinë që u përplasen me njëra-tjetrën, në një grup ku është edhe Ukraina.

Nga ana tjetër, Franca dhe Holanda gjithashtu do të përplasin “brirët” në Grupin B, aty ku pjesë janë edhe Greqia apo Irlanda. Ndërkohë, me fat mund të konsiderohet shorti për Shqipërinë që është shortuar në Grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Duhet thënë se kuqezinjtë kanë shansin e artë për të prekur kualifikimin e shumëdëshiruar për në Europian. Një short i pranueshëm mund të konsiderohet edhe ai i Kosovës, teksa Dardanët në Grupin i me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Pa fat ka qenë Maqedonia e Veriut, teksa u shortuan në Grupin C, aty ku është edhe Anglia dhe Italia.

Share This Article