Euro 2024, Shqipëria nuk ka fituar kurrë përballë Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja është një nga kombëtaret që për vite me radhë ka dominuar në arenën europiane dhe botërore. Cilësitë e saj janë të jashtëzakonshme dhe në çdo kompeticion, ata hyjnë me objektiva maksimal për të fituar gjithçka. Nëse do t’i referohemi dhe statistikave që Furia e kuqe ka përballë kuqezinjve, historia dhe çdo gjë tjetër flasin në favor të tyre.

Nuk kemi fituar kurrë ndaj tyre dhe në 8 ndeshje që jemi përballur, regjistrojmë 8 humbje dhe për më tepër bie në sy numri i lart i golave të pësuar plot 31, ndërsa kuqezinjtë i kanë shënuar kësaj kombëtareje vetëm 3 herë.

Hera e fundit që këto dy ekipe luajtën me njëra-tjetrën ishte 26 mars 2022, në një miqësore ku Spanja fitoi 2-1, ndërsa golin e vetëm tonin e shënoi Myrto Uzuni. Çdo gjë flet në favor të tyre, megjithatë përfaqësuesja shqiptare nuk ka çfarë të humb, dhe do të bëjë çmos për ta shkruar historinë e saj.

Share This Article