Euro bie poshtë dollarit, rrezikon pikiatën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
A $100-dollar bill is seen on top of Euro bills in Bogota, on July 12, 2022. - The euro struck parity with the dollar for the first time in nearly 20 years on Tuesday as a cut in Russian gas supplies to Europe heightened fears of a recession in the eurozone. (Photo by DANIEL MUNOZ / AFP) (Photo by DANIEL MUNOZ/AFP via Getty Images)

Vlera e euros zbriti nën atë të dollarit amerikan, për të regjistruar nivelin më të ulët të dy dekadave. Kriza e çmimeve po e zhvlerëson valutën europiane me një ritëm shumë të shpejtë dhe analistët e tregut i druhen një rënieje më të fortë në vazhdim.

Në tregun tonë të këmbimit, Banka e Shqipërisë e regjistron euron në kuotën e 117 lekëve, ndërsa dollari kap nivelin e 117.86 lekëve. Nga fillimi i vitit, rënia ka qenë relativisht e fortë për euron krahasuar edhe me lekun, teksa dollari nga ana tjetër ka arritur të fitojë plot 10 pikë.

Kreditë në dollar në vendin tonë janë vetëm 18 miliardë lekë, apo 154 milionë euro dhe zënë më pak se  2.7% të totalit të huasë. Kjo bën që risku nga rritja e dollarit të jetë i kufizuar në pak biznese. Nga ana tjetër, shtrenjtimi i dollarit është një prej faktorëve që po rrisin çmimin e karburanteve në vend, teksa çmimi referencë në bursë kuotohet pikërisht në valutën amerikane.

Presioni mbi euron do të jetë i lartë në këtë periudhë, kur çmimet e gazit dhe energjisë elektrike po rriten ndjeshëm. Frika për recesion në Bashkimin Europian, pritet gjithashtu të forcojë trendin e braktisjes së euros nga investitorët, në favor të dollarit.

Share This Article