ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 5 hours ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 5 hours ago
Zonat më të varfra të Anglisë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Euro deputeti gjerman përjashton temën e kufijve në Berlin

albnews by albnews
28 April, 2019
in Kosova
0
Euro deputeti gjerman përjashton temën e kufijve në Berlin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ditë para samitit të Berlinit, deputeti i Parlamentit Gjerman, Peter Beyer, është deklaruar se nga Kosova e Serbia, si pjesëmarrëse në këtë samit, pret sjellje të përgjegjshme e konstruktive.  Beyer i cili është njohës i mirë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për DW, ka theksuar se nesër pret pret që të dy shtetet të arrijnë një hap përpara dhe të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ky (takim) nuk ka të bëjë me plane specifike konkrete me kushtëzime të caktuara, por për informacion dhe shkëmbim informatash rreth çështjeve rajonale. Veç kësaj, mund të shpresojmë që Serbia dhe Kosova do ta shfrytëzojnë këtë takim në mënyrë konstruktive dhe të diskutojnë mbi procesin e normalizimit. Sepse nëse ende ka mungesë të seriozitetit për progres, perspektiva e BE-së për të dy vendet do të mbetet ad acta”, deklaroi Meyer.

RelatedPosts

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja

Tutje, deputeti gjerman, thotë se është e dëshirueshme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në një të ardhme të parashikueshme.

“Duhet thënë gjithashtu se për shkëmbimin e propozuar të territoreve nuk është folur aq shumë. Por unë nuk do të lëshohesha shumë. Sepse ndryshimi i kufijve në vija etnike mund të shkaktojë reagim zinxhiror. Për këtë arsye, ky propozim, nga cilado palë të ketë ardhur, duhet të refuzohet në atë mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim. Në skenarin më të keq, mund të vijë deri tek përshkallëzimi dhe konflikti i armatosur”, u shpreh deputeti gjerman, Meyer.

Sipas tij, rreth zgjidhjes së mundshme të çështjes Kosovë-Serbi, më së miri mund të flasin pjesëmarrësit e këtij procesi. Peter Beyer ka qëndruar së fundmi në rajon, dhe thotë se bisedat që ka zhvilluar me krerë shtetërorë e institucionalë kanë qenë konstruktive.

“Por, ajo që është shpërfaqur ka qenë fakti se aktualisht besimi në Bashkimin Evropian, i cili me autoritetin e vet që ka mund të përfshihet në debat, ka rënë. Kjo është ndryshe kur flasim për Gjermaninë dhe impulset e mundshme për zgjidhje të pajtueshme dhe të qëndrueshme. Kur e shohim këtë fakt, atëherë mund të konstatojmë se si konferenca e së hënës në Berlin mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në këtë proces”, theksoi deputeti i CDU-së, që është edhe raportues për Ballkanin Perëndimor dhe për marrëdhëniet tejoqeanike.

Kujtojmë se edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, deputeti Beyer, bashkë me Christian Schmidt, deputet i Parlamentit gjerman, CSU, e patën kundërshtuar fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Ne kemi biseduar për proceset e ardhshme që është dialogu, të cilin ne e mbështesim dhe ai duhet të zhvillohet edhe më tutje për Kosovën dhe Serbinë. Diskutuam edhe për temën më të përfolur që është shkëmbim i territoreve, e për të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm.

Tani në zgjedhjet parlamentare të BE-së, ne do të kryejmë rolin tonë dhe do të jemi partnerë mbështetës për proceset e ardhshme të Kosovës, por gjithmonë me një sy kritik”, pati thënë Peter Beyer pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë.

Nesër në Berlin do të takohen liderët e shteteve të Ballkanit Perënidmor, takim ky i thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result